Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësin e tij Besnik Bislimi janë nisur sot drejt Brukselit, ku nesër do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Telegrafi ka siguruar pamjet nga nisja e delegacionit kosovar në krye me Kurtin.
Përveç Kurtit e Bislimit, së bashku me ta është edhe zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu dhe këshilltari i tij, Tinemu Ma.