Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka bërë të ditur se sot e ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Bisedë e cila u zhvillua një ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.
Sipas Chollet, në këtë bisedë është diskutuar edhe për rëndësinë e implementimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në mënyrë të menjëhershme.
“Një bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurti rreth takimit të liderëve më 2 maj, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përmes dialogut të lehtësuar nga BE, rëndësinë e implementimit të menjëhershëm të Asociacionit me shumicë Serbe dhe partneritetin e fuqishëm mes SHBA-së dhe Kosovës”, ka shkruar Chollet.
Very good conversation with PM @albinkurti about the May 2 leaders’ meeting on normalizing relations w/ Serbia through the EU-Facilitated Dialogue, the importance of implementing the Association for Serb-majority Municipalities immediately, and strong U.S.-Kosovo partnership.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) May 1, 2023