-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U ngujuan pas vrasjes së biznesmenit, Nikulajt i falin dhe i “dorëzojnë” çështjen drejtësisë

Kryesoret

Vrasja e biznesmenit, Ardian Nikulajt disa ditë më parë në Shëngjin solli edhe një herë në pah problemin e gjakmarrjes sipas Kanunit e cila në Shqipëri ka qenë një nga problematikat më të mëdha.

Pas vrasjes së 50-vjeçarit dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes ku më pas erdhi edhe arrestimi 4 prej 6 bashkëpunëtorëve të cilët arritën të përmbushnin me sukses urdhrin që kishin marrë nga porositësi, Edmond Haxhia.

Menjëherë pas ngjarjes familjarët e porositësit janë ngujuar nga frika për një hakmarrje nga ana e familjes së Nikulaj.

Burime nga Top Channel bëjnë me dije se familja e Nikulaj ka hequr dorë nga Kanuni dhe gjakmarrja duke i falur ata. Kjo ka sjellë që ata t’i japin fund ngujimit.

Familja e të ndjerit ka vendosur ti japë fund gjakmarrjes duke u lënë në dorë drejtësisë ndëshkimin e autorëve që i morën jetën të afërmit të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit