-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“As gjysma e Becëve nuk do të votojnë”, Berisha mesazh nga Shkodra për Benet Becin!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia i dërgoi një mesazh rivalit socialist, Benet Beci, për të cilin tha se as gjysma e Becëve nuk do ta votojnë më 14 maj.

Berisha sfidoi Becin, duke i thënë që të dalë dhe të përballet me Bardh Spahinë, ndërsa i kujtoi atij se ka bërë gabimin e jetës që ka pranuar të kandidojë për PS.

“Karshi Bardh Spahisë kandidon përfaqësuesi i Edi Ramës. Benet hajde këtu bashkë me Bardh Spahinë dilni para qytetarëve dhe jepni llogari për çdo gjë. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të qytetarëve të Shkodrës. Me këtë dëshmon se ke ndjenjën e përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Shkodrës. Me këtë shlyen një detyrim.

Dy vjet në atë parlament nuk e shqiptove njëherë fjalën Shkodër dhe shkodran. Benet, vetëm për këtë kam bindjen se as gjysma e Becve nuk do të votojnë ty. Kandidimi yt për Edi Ramën, njeriun që ka përqendruar pushtetet në duart e tij, në mënyrë identike me despotin Enver Hoxha është gabimi fatal i jetës tënde. Shpirti yt e di se çfarë të detyroi ty ta bësh këtë gabim. Di diçka edhe Tom Doshi.

Shko pak tako Senadën, Namikun, zonjën Hafizi, si u flakën si limon i shtrydhur, Edhe Edona e Zeusit, kam dorëheqjen e saj këtu. Nga do dalësh ti. Benet edhe njëherë po të them, ke bërë gabimin e jetës tënde”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit