Dita e Punëtorëve për pak sa nuk u kthye në tragjedi për një 23-vjeçar kosovar i cili po festonte me disa persona në Ferizaj.
Ata po festonin me rastin e ditës së punëtorëve dhe kishin vendosur të kalonin kohë në natyrë dhe të gatuanin në skarë.
Gjatë momentit që i riu ka ndezur skarën i është përfshirë nga flakët dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Për shkak të natyrës së lëndimeve, i riu është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ai ka pësuar djegie në krah, gjoks dhe organe gjenitale.
Sipas dëshmitarëve, viktima kishte qenë duke ndezur zjarrin e skarës dhe ishte përfshirë nga flakët ku si pasojë e kësaj kishte humbur vetëdijen. Ata menjëherë kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin me ujë.