Stadiumi “Skënderbeu” dhe Pallati i Sportit në Korçë do të shndërrohen së shpejti në qendra të reja për qytetin ku jeta sportive sipas qeverisë Rama do të marrë hov dhe do të zhvillohet përgjatë gjithë ditës dhe vitit.
Stadiumi “Skënderbeu” parashikohet që të transformohet në një kompleks sportiv me shërbime të ndryshme, duke ndjekur modelin shumëfunksional të Stadiumit “Air Albania” në kryeqytet.
Oferta për 14 Majin! Rama çon në Korçë projektin e stadiumit
Në muajin shkurt të këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit/ Atelier Albania hapën thirrjen për pjesëmarrje në Konkursin Ndërkombëtar për Projekt-Ide, ku në finale u përzgjodhën 3 finalistë, ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë), të cilat sot prezantuan projektet e stadiumit ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Fitues u shpall projekti CEBRA.