-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makinat e “luksit” plot me emigrantë, arrestohet shkodrani, partneri i krimit në kërkim/ Emrat

Kryesoret

Nikolin Kolovata është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuat emigrantë në mënyre të paligjshme. Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim edhe edhe Alfred Balën.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 6”, i zhvilluar nga DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Speciale “Delta” dhe  Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë.

Transportonin kundrejt fitimit, me 2 automjete, 8 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Speciale “Delta” dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 6”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Nikolin Kolovata  27 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi Alfred Bala 32 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, në fshatin Lukovë, Himarë, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se me dy automjete “Range Rover” po transportoheshin emigrantë, janë vënë në ndjekje të tyre. Sapo kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia, drejtuesit e automjeteve, shtetasit N. K. dhe A. B. janë larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit