Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.
“Fati i të zhdukurve me forcë ka qenë për shumë kohë një plagë e hapur në shoqërinë tonë. Familjet që vazhdojnë të kërkojnë vendndodhjen e të dashurve të tyre, që ishin zhdukur me forcë nga regjimi i Millosheviqit dhe nëpërmjet një gjenocidi dhe krimeve të luftës të sponzorizuara nga shteti, ka qenë për më shumë se dy dekada një barrë e rëndë për zemrat e tyre dhe për të gjithë shtetin.
Ata kanë mohuar në mënyrë johumane drejtësinë dhe paqen. Shpresojmë që Deklarata e dakorduar sot në Bruksel do të hapë rrugën për pranimin e këtyre krimeve dhe për drejtësinë. Por mbi të gjitha, një moment i çlirimit për familjet që kanë kaluar nëpër dhimbje të pashpjegueshme.
Kjo deklaratë do të kërkojë zbatim të menjëhershëm dhe sa i përket kësaj, siç e dimë nga marrëveshjet e mëparshme, Serbia ka një histori për faqe të zezë”, thuhet në deklaratë.