Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Krasniqi.
Në skenë kanë dalë emrat e dy personave që janë ekzekutuar, Aleksandër Sadikajt që u vra me bombë në makinë në Sauk dhe Edmond Papës, biznesmeni që u qëllua për vdekje te Komuna e Parisit.
Emrat e dy viktimave i ka përmendur një person gjatë një prononcimi për emisionin “Uniko”.
Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por policia është detyruar të shfletojë dosjen.
Përveç kësaj, ndër personat e shoqëruar apo që kërkohen për t’u shoqëruar për t’u marrë në pyetje, rezultojnë persona me precedentë penalë brenda dhe jashtë vendit.
Një pistë konkrete që po hetohet lidhet me një pronë, që pretendohej nga Leonard Thodhori dhe një palë tjetër, e cila dyshohet se është bërë shkak për rrëmbimin dhe vrasjen e mundshme.