-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken skeptik ndaj akuzave të Rusisë drejt Ukrainës për tentim vrasje të Putinit

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më 3 maj se është shumë skeptik ndaj çdo pretendimi të bërë nga Rusia, pasi Moska tha se Kievi kishte nisur një sulm me dronë drejt Kremlinit.

“Unë i kam parë raportimet. Nuk mund t’i vërtetoj ato, thjesht nuk e dimë”, tha Blinken gjatë një eventi në Uashington, teksa shtoi se nuk u jep shumë kredibilitet “gjërave që dalin nga Kremlini”.

Rusia tha të mërkurën se dy dronë kishin shënjestruar rezidencën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, në Kremlin gjatë natës, duke e përshkruar atë si një “sulm terrorist” nga Ukraina përpara festës së 9 majit, kur Rusia feston fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Kievi e mohoi pretendimin, duke sugjeruar se sulmi ishte “inskenuar” nga Moska.

“Ukraina nuk ka asnjë lidhje me sulmet me dronë në Kremlin”, tha zëdhënësi presidencial i Ukrainës, Mikhaylo Podolyak.

Blinken, në eventin e organizuar nga Washington Post për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, përsëriti thirrjet për lirimin e gazetarit amerikan Evan Gershkovich, i cili po mbahet në Rusi nën akuzat për spiunazh.

Blinken tha se ndalimet e paligjshme të shtetasve të huaj nga Moska shërbejnë vetëm për ta izoluar më tej Rusinë.

“Gjithnjë e më shumë, mesazhi është, mos ejani këtu, mos udhëtoni”, tha Blinken. “Kushdo që jeni, rrezikoni të ndaleni nga rruga, të futeni në burg”./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit