-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova shkarkoi hartuesit e Asociacionit, Serbia: Kurti hoqi dorë nga dialogu

Kryesoret

Kryengociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç deklaroi se vendimi nga Albin Kurti për shkarkimin e ekipit menaxhues i cili e hartoi draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili u prezantua të martën në Bruksel, është “i njëanshëm dhe i paligjshëm”. Petkoviç tha se ky vendim “çon në shfuqizimin e Asociacionit dhe dialogut”.

“Mandati i Ekipit Menaxhues nuk përfundon me prezantimin e draft-statutit të Asociacionit, por ekipi drejtues ka një rol të rëndësishëm në vetë procesin e formimit të Asociacionit, deri në themelimin e tij. Albin Kurti e ndërpreu procesin e formimit të Asociacionit. Tani mendoj se është e qartë për të gjithë se Kurti nuk dëshiron ta formojë Asociacionin dhe se dëshiron ta shmangë këtë obligim të rëndësishëm në çdo mënyrë” tha ai.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi shkarkoi Ekipin Menaxhues i cili u ngarkua me hartimin e draftit të statutit të Asociacionit, pasi kryeministri Albin Kurti e paralajmëroi këtë pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç të martën në mbrëmje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit