Pasditen e sotme është arrestuar edhe nëna e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau 9 nxënës dhe rojën e shkollës në Beograd.
Lajmin e arrestimit e njoftuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një fjalim publik.
Babai i djalit u arrestua më herët me dyshimin për rrezikim të rëndë të sigurisë publike, shkruan BBC.
Shefi i Departamentit të Policisë së Beogradit, Veselin Miliç është shprehur më herët se 14-vjeçari, i cili vrau tetë nxënës dhe një roje të sigurisë së shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” dhe plagosi një numër të madh personash të tjerë, e planifikoi krimin për një muaj dhe se kishte një listë të fëmijëve që planifikonte t’i vriste.