-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndjekje dhe pritë te “Xhorxh Bush”! Bllokohet i riu më “pakon” në dorë

Kryesoret

Një i ri është arrestuar në Kamëz me disa doza kanabisi gati për shitje në lagjet e qytetit. I arrestuari është K. S. 29 vjeç, banues në Tiranë.

“Në rrugën “Demokracia”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin K. S., të cilit, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, në rrugën “Xhorxh Bush”, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 82 doza, gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e përgatiste atë në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante ato, në lagjet e Kamzës” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit