Deputeti i PD-së, Flamur Noka denoncoi sot se drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri po bën gati skuadrën për të blerë votat për zgjedhjet e 14 Majit. Deputeti demokrat në krahun e grupit të Sali Berishës denoncoi gjashtë emra, mes tyre drejtorë dhe punëtorë.
“Edi Rama ka urdhëruar Damjanin të bëjë gati platformën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Të refuzuar dhe të përbuzur ata kanë shpresën tek zbatimi i skemës kriminale, dhe të njohur, të vjedhjes së zgjedhjeve.
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ disponon të gjithë të dhënat që zyrtarët e Bashkisë Elbasan, nën mbrojtjen e Damian Gjiknurit, po bëjnë gati grupin e gatshëm për blerjen dhe manipulimin e votës. Personat e përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së parave koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i ka identifikuar, ata janë publikë, ata janë drejtorë të Bashkisë Elbasan.
Me moton ‘paratë në këmbim të votave’ në Bashkinë Elbasan po hidhen në veprim me thasë në dorë:
Leli Kraja-Administrator i EcoAlb (shoqërisë që i shërben Inceneratorëve)
Andri Mehja-Drejtor i INUK, Bashkia Elbasan
Ergys Kateshi-Drejtor i Doganës Elbasan
Gentian Darzeza-Punonjës i Bashkisë Elbasan
Astrit Muzhaqi-Punonjës i Bashkisë Elbasan
Mehmet Peqini” tha Noka.