-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Drejtori i ri i policisë, kamikazi i Belindës, pjesë e organizatës kriminale

Kryesoret

Flamur Noka: Ajo që keni parë sot nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut. Frika e Ramës e ka kthyer policinë në një organizatë kriminale. Drejtori i policisë, kamikazi i Belindës mercenari politik, Skënder Hitaj do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror që po ushtron ndaj qytetarëve me urdhër të kreut të narkosit.

Panikun e kreut të narkosit nuk e ndalon dot as këta që i kanë veshur kështu sikur të ishin për luftë dhe as ato pajisjet tek Arlis nuk kishin ujë, kurse këtu rrinë të përgatitur me ujë kundër opozitës. Këta janë mjeranë, cdo njëri nuk ka bukë të cojë në shtëpi, lëvizin në këmbë se nuk kanë karburant por urdhri i regjimit i detyron të përleshen me vëllezërit e tyre.

Por Edi Rama do ta paguajë një për një këtë terror që po ushtron ndaj opozitës. Mendon se me terror do të mbyllë gojën e opozitës por ta harrojë. Fundi i pret, fundi i tyre i pret si fundi i Ajatollahut e pret Ramën dhe bandën e tij. I bëj thirrje edhe drejtorit të Tiranës, Enton Allushit do të jesh ti do të konsiderohesh pjesë e organizatës.

I bëj thirrje edhe drejtorit të operacionales së Tiranës, zotit Bendo do të konsiderohesh si një nga anëtarët e organizatës kriminale. Pastaj edhe i famshi nën. Drejtor Sokol Bizhga, krimineli me famë që nxori në pritë Gjergj Mehmetin do të konsiderohet nga opozita si një nga drejtuesit e tjerë të organizatës. Organizatë terroriste, grup i strukturuar që përdoret nga Rama për interesa jo të ligjit por të karteleve, korrupsionit të Belindës dhe mafies në pushtet.

Opozita nuk do të ndalet. Nuk ka Ajatollah të Surrelit që mund të ndalë opozitën deri sa të largojë këtë të keqe të madhe, kanceri ma një rrugë ndërhyrje radikale. Kanceri quhet rilindje dhe koka e kancerit Edi Rama, do të krryhet. Ditët i kanë të shkurtra. Makinat nuk kanë ujë për të fikur zjarret e mafies së ndërtimit, por kanë ujë për të goditur opozitën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit