“Unë jam Kosta Keçmanoviç, kam qëlluar disa persona”. 14-vjeçari Kosta Keçmanovic autori i masakrës në Serbi, djali i një mjeku të njohur, telefonoi vetë policinë pas tragjedisë që bëri në shkollë në mëngjesin e sotëm në Beograd.
Shokët e tij të klasës, thanë për mediat se Kosta kishte rezultate të shkëlqyera në shkollë ndërsa një nga shkaqet që dyshohet se e çoi drejt vendimit ekstrem lidhet me një notë jo të mirë që kishte marrë në histori.
Tragjedia në Serbi! 14-vjeçari kishte shkruar në listë emrat e fëmijëve që do të vriste
“Ai mori një notë jo të mirë në histori dhe më pas u mërzit. Ai qëlloi mbi mësuesen e historisë në klasë, pastaj mbi shokët e tij. Ai është një nxënës i shkëlqyer”, thanë shokët e klasës.
S’i pëlqenin shokët dhe mësuesja! 14-vjeçari në Serbi vrau 8 nxënës dhe rojen
Pas masakrës ai ka telefonuar vetë policinë duke u bërë të ditur krimin e rëndë që kishte kryer. “Unë jam Kosta Keçmanoviç dhe kam qëlluar disa persona“, mësohet të ketë thënë ndërsa dyshohet se ka vepruar nën ndikimin e lëndëve narkotike.
Sipas policisë, masakra ishte planifikuar dhe organizuar para 1 muaji pasi iu gjet lista me emrat e shokëve që të do vriste.