Shqipëria do të rihapë Shkollën e Aviacionit në Vlorë, e mbyllur për shkak të dëmtimeve dhe kostove të larta gjatë viteve ‘90.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njoftoi se shkolla do të rifillojë funksionimin pas një marrëveshjeje me kompaninë izraelite Elbit System Ltd.
Ajo do të trajnojë pilotë ushtarakë dhe civilë, si dhe kontrollorë të trafikut ajror. Shkolla, e themeluar në vitin 1962, do të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të aviacionit dhe mbrojtjes së vendit.
Ky njoftim vjen pas një sërë hapash për forcimin e mbrojtjes kombëtare, duke përfshirë dhe një marrëveshje me Italinë për prodhimin e anijeve luftarake në bazën detare të Pashalimanit në Vlorë.









