-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Serbi! 14-vjeçari kishte shkruar në listë emrat e fëmijëve që do të vriste

Kryesoret

Tre ditë zie kombëtare. Masakra me tetë fëmijë dhe rojen të vrarë nga një 14-vjeçar, nxënës i shkollës në Beograd ka tronditur Serbinë.

Ministri i Arsimit Branko Ruzhiç, Ministrja e Shëndetësisë Danica Grujiçiç, Ministri i Punëve të Brendshme Bratislav Gashiç dhe shefi i Departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit Veselin Miliç iu drejtuan publikut në Qeverinë e Serbisë lidhur me të masakrën që ndodhën mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar.

Drejtuesi i policisë deklaroi se 14-vjeçari e planifikoi masakrën për një muaj. Ai, tha drejtuesi, kishte një listë të fëmijëve që planifikonte t’i vriste.

Rama zemërthyer, ngushëllon serbët për tragjedinë: Trishtim

Ai e kishte planifikuar këtë për një kohë të gjatë. Ai zgjodhi datën e sotme sepse klasa e historisë ishte pranë daljes së shkollës. Ai kishte katër kokteje molotov në çantën e tij dhe e qëlloi rojen nga çanta e shpinës menjëherë pasi kishte mbërritur në shkollë.

Nga dera e klasës ka qëlluar mësuesen dhe më pas nxënësit. Pas masakrës del jashtë dhe qëllon të tjerët. Ai vetë e pranoi se e kishte planifikuar këtë, dhe ne kemi një listë të fëmijëve që ai kishte planifikuar t’i likuidonte. A

i përpunoi një plan për hyrjen dhe daljen nga shkolla dhe vendosi objektiva prioritare. Ai kishte planifikuar saktësisht se si do ta likuidonte cilin fëmijë” tha Miliç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit