Dy mjeke janë proceduar penalisht në Durrës pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Policia bën me dije se masa u mor pas transmetimit që ju bë rastit mbrëmjen e djeshme nga një emision investigativ.
Mjekja Silvana D. 34 vjeç, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si Mjeke e Përgjithshme në Qendrën Shëndetësore Nr. 5, Durrës, pasi ka pajisur me rekomandim mjekësor një pacient (qytetar i infiltruar nga stafi i emisionit investigativ), i cili as nuk ishte prezent gjatë vizitës dhe as nuk ishte banor i zonës që mbulon me shërbime, qendra shëndetësore ku punonte 34-vjeçarja;
Ndërsa Greta G 51 vjeçe, dyshohet se ka plotësuar një dokument për përcaktimin e diagnozës mjekësore të një pacienti (qytetar i infiltruar nga stafi i emisionit investigativ), në këmbim të shumës së parave 5000 lekë.