Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Leposaviç, të Kosovës ku dy vëllezër të cilët ishin të dehur kanë rrahur nënën e tyre. Policia e Kosovës, njofton se vëllezërit janë dërguar në paraburgim.
“Leposaviç 02.05.2023 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi të njëjtit në gjendje të dehur kishin sulmuar fizikisht nënën e tyre. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.