-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Rusia nxjerr pamjet: Kievi tentoi të vriste Putinin me dron

Kryesoret

Rusia akuzoi sot se Kievi u përpoq të vriste Vladimir Putinin me dron duke sulmuar rezidencën e tij në Kremlin. Dy dronë ukrainas sulmuan Vladimir Putin gjatë natës, njoftoi Kremlini.

“Dy drone u drejtuan në Kremlin. Si rezultat i veprimeve në kohë të ushtrisë dhe shërbimeve speciale duke përdorur sistemet e radarëve për luftë, pajisjet u çaktivizuan”, thuhet në deklaratë.

 

Zëdhënësi i presidentit, Dimitry Peskov, tha për “RIA Novosti” se Putin nuk ishte në Kremlin në kohën e sulmit me dron ukrainas dhe sot ai po punon në rezidencën e tij në Novo-Ogaryev.

Planet për të mbajtur paradën në “Sheshin e Kuq” më 9 maj mbeten në fuqi, tha një zëdhënës i Kremlinit. Askush nuk u lëndua nga sulmi.

Janë publikuar edhe video që dyshohet se tregojnë momentin kur droni bie dhe shpërthen. Moska i konsideron veprimet e Kievit një akt të planifikuar terrorist dhe një përpjekje për të vrarë presidentin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit