-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

33 viteve pritje u erdhi fundi, Napoli matematikisht kampion i Italisë

Kryesoret

Janë dashur plot 33 vite që tifozët e Napolit të përjetojnë sërish ndjenjën e të qënurit kampion i Italisë.

Nën drejtimin e Luciano Spallettit, Partenopei që nga fillimi i sezonit 2022/2023 dhanë shenja se do të ishin konkurrentë të fortë për Scudetto.

Dhe në javën e 33 të Serie A, Napoli është shpallur matematikisht kampion pas barazimit 1-1 ndaj Udineses në Dacia Arena.

Sandi Lovric i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 13-të dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Disa minuta brenda fraksionit të dytë (52’), Victor Osimhen i barazoi shifrat për pikën që i shpallte mysafirët kampionë.Ky është titulli i tretë i kampionit të Italisë në histori të Napolit.

Ky klub u shpall kampion në edicionet 1986/1987 dhe 1989/1990, asokohe në skuadër luante legjenda argjentinas, Diego Armando Maradona, ashtu siç është edhe emri aktual i stadiumit që e feston titullin e kampionit të Serie A.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit