-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analisti serb: SHBA dhe BE po favorizojnë Beogradin në dialog

Kryesoret

Analisti amerikan dhe profesori i John Hopkins University, Daniel Serwer ka reaguar pas konferencës që ka mbajtur të mërkurën emisari i SHBA-së pë Ballkanin Perëdnimor, Gabriel Escobar, pas takimit të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq.

Serwer në komentimin që i ka bërë përgjigjeve të Escobar, ka thënë se ajo që dëshiron Serbia është obligim i menjëhershëm për Kosovën derisa Kosova për dëshirat e veta duhet të pres.

“Çfarë dëshiron Serbia ësht ënjë obligim i menjëhershëm për Kosovën, por Kosova vetë duhet të presë për ato që dëshiron”, ka shkruar Serëer.

Në këtë kritikë ndaj SHBA-së, është bashkuar edhe analisti tjetër zviceran, Toby Vogel që është pjesë e Democratization Policy Council.

Vogel ka thënë se një kritikë e tillë vlen edhe për Bashkimin Evropian.

“Kogja shumë, dhe kjo vlen edhe për BE-në”, ka shkruar Vogel.

Kosovës po i kërkohet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo madje po konsiderohet edhe pika startuese e fillimit të implementimit të Marrëveshjes Themelore të arritur në Ohër. Serbia nga ana tjetër ka deklaruar se pa nisur Asociacioni s’mund të ketë kurrfarë marrëveshje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit