-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në mes të fushatës qeveria hap thesin me miliona për rindërtimin

Kryesoret

Katër vite po kalojnë nga tërmeti tragjik në Shqipëri, por qeveria nën drejtimin e zv/ kryeministres Belinda Balluku sot është mbledhur thuajse për dhënie fondesh për Fondin Shqiptar të Zhvillimit për rindërtimin. Në mes të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit. Pesë janë vendimet që ka marrë qeveria duke i kaluar miliona euro “FSHZH”-së për të ndërhyrë në banesat individuale për rindërtim, projekte, institucione, etj. Më poshtë “5Pyetjet.al” ju sjell me radhë vendimet dhe shumat e lekëve.

Në vendimin e parë u vendos përdorimi i fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2023 për financimin e hartimit të projektit për miratimin e lejeve të ndërtimit, përfshirë kostot për ndërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar, në bashkitë Durrës, Kamzë, Mirditë Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë pa TVSH.

Në vendimin e dytë përdorimi i fondit 1.5 miliardë lekë për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa, pallatet. Vendimi i tretë bën fjalë për 70 milionë lekë për financimin e rindërtimit të banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim. 200 milionë të tjera i janë dhënë për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim. Dhe në fund 20 milionë lekë për institucionet arsimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit