-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flasin të afërmit e Lekë Vuksanit, tregojnë arsyen e vërtetë të konfliktit që i mori jetën Petrit Vuksanit!

Kryesoret

Pas negociatave disa orëshe me të afërm të tij që rrinë jashtë vendi ka pranuar të dorëzohet i riu, Lekë Vuksani, personi që i mori jetën Petrit Vuksanit tri ditë më parë në banesën e tij.

Ndonëse Policia bën me dije se e kanë arrestuar, në fakt në dorëzimin e tij ka marrë pjesë edhe vëllai i tij, ku u mësua se autori i krimit të rëndë nuk ishte larguar larg vendit të ngjarjes. Ai ishte strehuar në një banesë, ku më pas, sipas të dhënave gruaja e asaj shtëpie pranoi se e kishte detyruar me forcë ta mbante brenda.

Nga sa është mësuar në rrugë jo zyrtare sherri mes dy të njohurve ka nisur për kontratën e qirasë, që nuk dihet ende nëse ka qenë e noterizuar apo ka qenë thjesht marrëveshje mes palëve siç ndodh në përqindjen më të madhe të këtyre marrëdhënieve.

Lekë Vuksani, pas dorëzimit ka dëshmuar gjithçka ka ndodhur mes tij dhe viktimës, ku ai ka hedhur pretendimin se në fakt paratë e këstit ia kishte dhënë viktimës, por ai donte ta nxirrte nga shtëpia e për pasojë ka nisur edhe konflikti që përfundoi në përdorimin e armës nga ana e Lekës, përdorim që i mori jetën 51-vjeçarit të sapokthyer nga Anglia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit