Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të vrasjes së Petrit Vuksanit dy ditë më parë në Shkodër nga qiraxhiu pas sherrit për lekët e ujit dhe të dritave. Autori, Lekë Vuksani u arrestua një ditë më parë. Ai u fsheh një natë pas vrasjes në shtëpinë e një gruaje, të cilës i drejtoi armën dhe i kërkoi që të heshtë në të kundërt do ta vriste.
“Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, “kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu”.
Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, deklaroi gruaja.
Si nisi sherri? Rrëfehet killeri në Shkodër: Pronarin e shtëpisë e vrava me kallashin e tij