Qytetarët e Prishtinës kanë ndezur qirinj në shkallët para Teatrit Kombëtar të Kosovës si homazh të viktimave të sulmit makabër të ndodhur në një shkollë në Serbi.
Ndër njerëzit në turmë është parë edhe përfaqësuesi i serbëve në Kosovë, Nenad Rashiç.
Ditën e djeshme Beogradi është tronditur nga një krim makabër ku një nxënës i klasës së 7-të KK vrau me armë zjarri 8 nxënës dhe rojen.