Kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë, për shkak të thepisjes në Gjirin e Gramës nxirren dy turistëve gjermanë.
Mbrëmjen e djeshme urgjenca njoftoi policinë se gjermanët kishin mbetur të izoluar në Gjirin e Gramës dhe se njëri prej tyre ishte kafshuar nga një qen.
Policia thotë se pas disa orësh kërkimi, në kushtet e errësirës u bë e mundur gjetja e dy turistëve të cilët gjatë eksplorimit kishin mbetur të izoluar.
Turistët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim ofrimin sa më të shpejtë të asistencës mjekësore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.