Gjykata e Posaçme vendosi sot të caktojë dy ekspertë mjeko-ligjorë që do të përcaktojnë nëse pretendimi i të arrestuarit qëndron, Lefter Alla se është sëmurë dhe i rrezikohet jeta në burg qëndron.
Alla prej disa kohësh, tha mbrojtja e tij para togave të zeza, trajtohet për problemet që ka me zemrën, ndërsa qëndrimi në qeli shtoi ajo, i rrezikon shëndetin.
Lefter Alla, ish-kryebashkiak i Bulqizës, që përfundoi në pranga për një tender prej rreth 3 milionë euro vijon të insistojë në një masë më të butë sigurie.
Alla përfundoi nën akuzat e ngritura nga SPAK për tenderin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës.