-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si nisi sherri? Rrëfehet killeri në Shkodër: Pronarin e shtëpisë e vrava me kallashin e tij

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër, ku humbi jetën Petrit Vuksani dhe dje u arrestua Lekë Vuksani.

Autori ka pranuar krimin në polici dhe ka treguar se Petritin e vrau pas debatit për shtëpinë, të cilën ia kishte marrë me qira, por nuk kishte paguar ujin dhe dritat. Ai tregoi se pronarin e shtëpisë e vrau me armën e tij.

Petritit i kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia.

Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, tha autori i dyshuar i vrasjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit