14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi me dron! Rusia: SHBA donte të vriste Putin

Kryesoret

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se qëndrojnë pas një sulmi me dron gjatë natës në Kremlin, i cili sipas tyre synonte të vriste Vladimir Putinin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se “vendimet për sulme të tilla nuk merren në Kiev, por në Uashington”.

“Kiev bën vetëm atë që i thuhet të bëjë” u tha ai gazetarëve në një konferencë.

Peskov nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimet, por ai tha se një hetim urgjent ishte duke u zhvilluar.

Dje, zyrtarët amerikanë thanë se Shtëpia e Bardhë nuk kishte asnjë paralajmërim për një sulm me dron në Kremlin.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi dyshime mbi akuzat e Kremlinit pas ngjarjes. Ukraina ka mohuar gjithashtu përgjegjësinë për sulmin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit