Autoritet greke kanë arrestuar 15-vjeçar pasi modifikoi fotot e dy vajzave 12-vjeçare përmes një platformë në rrjetet sociale.
Pasi ka modifikuar fotot ku duken vajzat e zhveshura ai i ka shpërndarë me shokët në Instagram.
Mbi djalin e mitur rëndon akuza e turpshme seksuale dhe shkelje e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ai bëri të mundur që përmes vetive “magjike” të një programi për të ekspozuar trupat e zhveshur të dy vajzave 12-vjeçare.
Është një program që përdor modelin e inteligjencës artificiale, skanon imazhet dhe, përmes një algoritmi, percepton formën dhe përmasat e trupit të zhveshur që i përshtatet pothuajse në mënyrë të përsosur – siç pretendojnë krijuesit e tij, për secilën prej tyre. Kështu supozohet të zbulohet trupi i zhveshur.