-sidi education-spot_img
25.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush i mbolli? Zbulohet parcela me kanabis në Lezhë

Kryesoret

Policia ka zbuluar një ambient të hapur, në malin e Rrencit ku kultivoheshin rreth 270 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Policia zbuloi përmes dronit, në malin e Rrencit, 270 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Për këtë vepër penale, ende nuk është vënë asnjë person në pranga.

Gjatë kësaj faze të planit operacional “Imazhi”, si rezultat i përdorimit të dronit, në një ambient të hapur, pronë publike, në malin e Rrencit, u konstatuan të mbjella rreth 270 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit