-sidi education-spot_img
18.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

’15 ditë revoltë, zgjuam SPAK e drejtësinë’- Protestuesit-Ramës: Lëre monologun, dje ishim 200 mijë!

Kryesoret

Gjatë protestës së ditës së 15-të para Kryeministrisë, një nga pjesëmarrësit u shpreh se bashkimi i shqiptarëve “zgjoi” SPAK dhe drejtësinë.

“E bëmë këtë qeveri të flasë me vete e ti dalë nami në botën mbarë. Sot dita e 15 ku shqiptarët janë bërë bashkë kundër të keqes. Bashkimi ynë bëri që SPAK dhe drejtësia të bashkohen.

U mblodhën shqiptarët pas 35 vitesh të tregojnë që janë mbesa e nipa të Skënderbeut. Nisëm me 2 mijë, dje ishim 200 mijë në shesh.

Meqë ke nisur monologun kryeministër kam një mesazh: Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët”.

Ndërkohë një qytetar tjetëlr tha: Parlamenti e bllokoi SPAK duke mbrojtur Ballukun me 82 vota. Duhet konfiskim të pasurive të pajustifikuar të politikanëve,. Na kontrollojnë me listat e mbyllura, duhen lista të hapura KQZ e pavarur nga politikat. Mediat kryesore financohen nga reklamat shtetërore dhe oligarkët. Duhet ndalim i reklamës shtetërore te mediat private. Tenderët janë kanali kryesor i transferimit të pasurisë te oligarkia. Nuk kemi ndarje pushtetesh. Kryeministri kontrollon gjithçka. As ne si popull me referendume nuk ka një mekanizëm që të ndalojë nëse kryeministri çmendet. Duhet një shtet i ri në shërbim të qytetarëve jo arrogant ndaj qytetarëve të vet.

‘Neomalsorja’ i ik Ramës/ Protestuesit: Të bashkohet me ne! Jemi këtu derisa Kryeministri ngel vetëm!

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit