Nuk kanë fund çudirat dhe deklaratat e forta e disi edhe të frikshme. Së fundmi Tea Trifon ish-konkurente e “BBVA” e ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas” ka bërë një deklaratë tronditëse ditën e sotme, teksa ka pohuar se ka marrë kërcënime të forta nga Kiara Tito dhe kunati i saj.
“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Po aty kishte dëshmitar madje edhe Ronaldo edhe më tha të lutem mos fol. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”– tha Tea.









