Tea Trifoni, ish-banorja e Big Brother ka zbuluar disa ngjarje të padëgjuara më parë.
Ajo rrëfeu se ishte kërcënuar nga burri i tezes së Kiarës bashkë me këtë të fundit pas përfundimi të spektaklit një natë në ambjentet e jashtme të Top Channel.
Tea ka treguar se vendosi të fliste me produksionin lidhur me këtë ngjarje, por u shpreh gjithashtu se përveç saj është kërcënuar dhe opinionistja Zhaklin Lekatari
“Ka pasur dhe personazhe të tjerë që ka kërcënuar Kiara dhe burri i tezes së saj. Jo vetëm mua. Nuk doja ta thoja unë se flasin vetë personat por ja kanë kërcënuar dhe Zhaklinën. Ajo mori bodyguard për të dalë nga Topi ndërsa unë nuk mora gjë”, tha Tea