Kryefjalë e sezonit turistik vitin e kaluar ishte tragjedia në Potam, ku një vogëlushe 7-vjeçe u përplas për vdekje nga zyrtari i policisë Arjan Tase, shef i Seksionit të Policimit në Kominitet në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit.
Qeveria duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë ngriti një njësi policore për bregdetin që do të funksionojë muajt e sezonit dhe që do të mbante emrin “JONADA” në kujtim të vogëlushes. Por sot, Edi Rama tha se familja i kishte kërkuar që ta hiqte emrin e vajzës nga njësia policore.
Paralajmërim i fortë/ Rama: Kush e shkel një fije përjashtohet nga policia
“Akti kriminal i atij individi që turpëroi të gjithë policinë dhe i uli kokën shtetit. Na bëri të gjithëve të skuqemi duhet t’u shërbejë të gjithëve ju si një kambanë alarmi për të mos bërë asgjë nga ato që pastaj turpërojnë jo thjesht familjet tuaja, por të gjithë.
E pata premtuar se kjo njësi do të mbante emrin e vogëlushes, por në mirëkuptim me familjen e saj, ramë dakord që kjo gjë të mos bëhet. Por ai kujtim duhet të jetë motivi i punës, i mundit dhe i suksesit të kësaj njësie” tha sot Rama.