Gjykata e Shkodrës ka lënë në masën “arrest me burg” 34 vjeçarin Leke Vuksani, i cili është autori i vrasjes se 51-vjeçarit Petrit Vuksani, ngjarje e ndodhur me 2 maj 2023 në lagjen “Skenderbeg” në qytetin verior.
Në seancën e vleresimit te masës së sigurisë i 34 vjecari nuk ka fol, por ka preferuar te flasin avokati. Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë arrest me burg me afat.
Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.