Menjëherë pas vrasjes ka qenë autori i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe është vetë dorëzuar ku është shprehur se i kishte humbur durimi pasi ajo e kishte ofenduar.
Viktima dhe autori jetonin prej vitesh në Itali dhe ishin konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari i identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea.
Në sherr e sipër, rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ndërroi jetë menjëherë.
Autori rezulton pa precedentë të tjerë penalë ndërsa viktima rezultonte ka pasur precedentë të mëparshme kriminal, për krime ndaj pronës dhe tregtim droge gjatë vitit 2022.
Trupi i pajetë është dërguar për autopsi ndërkohë që vijojnë analizat teknike për armën klandestine.