Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka qenë i pranishëm sot në kurorëzimin e mbretit të ri të Britanisë, Charles III.
Begaj për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter u shpreh se ndihet i nderuar që përfaqëson vendin tonë në kurorëzimin e mbretit Charles.
“I nderuar të përfaqësojë Shqipërinë në Kurorëzimin historik të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Duke çmuar lidhjen tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar, u dërgojmë urimet tona më të mira Madhërive”, shkruan Presidenti.
Honored to represent Albania at the historic Coronation of King Charles III and Queen Camilla.
We cherish our strong ties with the United Kingdom and send our best wishes to Their Majesties.
🇦🇱🇬🇧
@RoyalFamily pic.twitter.com/uWP0MgEDpM
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) May 6, 2023