Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha me anë të një postimi në facebook përmes strukturave zyrtare të ministrisë ka njoftuar për takimin që ka mbajtur në mbërmjen e djeshme përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nderim të të Lumit Vladimir Gjika, të cilin e cilësoi si simbol besimi, dinjiteti dhe qëndrese, por edhe si një urë të rëndësishme kulturore e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Rumanisë.
Postimi i Hoxhës
Kënaqësi të merrja pjesë në mbrëmjen e veçantë përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nderim të të Lumit Vladimir Gjika, një figurë poliedrike, por edhe shembull besimi, dinjiteti dhe qëndrese, si dhe një urë e vyer kulturore e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Rumanisë.
Një moment i çmuar kujtese për lidhjet e thella historike, kulturore dhe njerëzore mes dy vendeve dhe popujve tanë. Pikërisht në Rumani mori formë një pjesë e rëndësishme e #Rilindjes sonë Kombëtare. Atje patriotët shqiptarë artikuluan idealet e lirisë dhe të pavarësisë, botuan libra e gazeta, organizuan veprimtarinë kombëtare dhe mbajtën gjallë frymën e #Shqipërisë së lirë dhe identitetin tonë #evropian.
Duke vlerësuar kontributin e veçantë të familjeve të mëdha shqiptare që lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën politike, kulturore dhe shpirtërore të të dy vendeve tona, ne nderojmë njëkohësisht edhe rolin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në #Rumani, ata që nuk i harruan kurrë rrënjët e tyre shqiptare, por përkundrazi, i ruajtën, i kultivuan dhe i përcollën me krenari brez pas brezi.
Edhe sot, roli, kontributi dhe përfshirja përmbajtësore e #Diasporës sonë, “Atdheu jashtë”, siç e quajmë me të drejtë, një burim i çmuar energjie, dijesh, lidhjesh, mbeten thelbësore për zhvillimin e vendit, forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe jetësimin e së ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Arben Llalla: Historia e Vladimir Gjikës, shenjtori me origjinë shqiptare në Rumani









