Dorian Koçi nuk do të jetë më në krye të Muzeut Historik Kombëtar. Ai ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit.
Lajmin e ka njoftuar ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një postim në Facebook.
“Bashkëpunëtori ynë prej vitesh mbyll një kapitull profesional, për të nisur një të ri.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi lë detyrën në krye të këtij institucioni, për të filluar një tjetër rrugëtim pranë Akademisë së Shkencave.
Falenderime për punën e përkushtuar gjatë viteve të vështira, që nga tërmeti, te pandemia e rikonstruksioni i MHK dhe suksese në detyrën e re” shkruan ministrja.
Dorian Koçi u emërua drejtor i Muzeut prej 13 Shkurtit të vitit 2017 dhe largohet pas gjashtë viteve.