Pas masakrës së rëndë ku 14-vjeçari vrau 9 persona në shkollë një tjetër rast i rëndë u regjistrua 1 ditë më pas.
21-vjeçari doli nga makina dhe qëlloi me breshëri një grup njerëzisht që po bënin një piknik në një livadh buzë rrugës në Malo Orasje ku mbetën të vrarë 8 persona dhe u plagosën 13 të tjerë.
Më pas u nis drejt fshatit Dubonë afër Mlladenovacit, ku vrau tre persona të tjerë dhe plagosi tetë të tjerë.
Pas arrestimit të autorit Uros Blazic ai ka dhënë dëshminë e tij ku ka pranuar se ka kryer krimet e përgjakshme ndërsa ka thënë se e ka bërë për të frikësuar popullatën.
“Në seancën dëgjimore në prokurori, shtetasi UB ka pranuar kryerjen e veprës penale. Duke përdorur një automatik dhe një pistoletë në tre lokacione në territorin e Smederevës dhe Mlladenovacit ka shtënë në disa persona që ishin në grup dhe të cilët nuk i njihte për të trembur popullatën”, njofton prokuroria.