Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një përmbledhje të shkeljeve të Serbisë të marrëveshjes.
Kryeziu shkruan se Serbia ka shkelur marrëveshjen bazike, preambulën e saj dhe një nen të planit të zbatimit.
“Kjo është përmbledhja, në gjuhën shqipe, e të gjitha shkeljeve të Serbisë. Shkelje këto që kryeministri Kurti i prezantoi para ndërmjetësve evropianë në takimin e 2 majit në Bruksel.” – thuhet në postimin e tij.
Para disa ditësh në një konferencë me gazetarët, zëdhënësi Stano fillimisht deklaroi se ekipi menaxhues nuk ishte pjesë e asnjë prej delegacioneve – pra as atij serb, as atij kosovar.
Stano ka deklaruar edhe një herë se vendimi për të shkarkuar ekipin menaxhues “shkel letrën e marrëveshjeve të dialogut”.
“Prandaj, vendimi për ta shpërbërë ekipin menaxhues i shkel letrën dhe frymën e marrëveshjes së dialogut dhe për çdo vendim për Ekipin Menaxhues duhet të ketë pajtim në kornizën e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.” u shpreh ai.