-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Capitol, dënohet me 14 vjet burg njëri nga agresorët “pro-Trump”

Kryesoret

Një burrë nga Kentaki me një rekord të gjatë kriminal është dënuar me 14 vite burg për sulmin ndaj oficerëve të policisë me spërkatës piperi dhe një karrige teksa sulmoi Kapitolin më 6 janar të vitit 2021 së bashku me gruan e tij.

Dënimi me burg i Peter Schwartz është më i gjati deri më tani në mesin e qindra rasteve të trazirave të Kapitolit. Gjykatësi që dënoi Schwartz-in të premten dha gjithashtu dënimin më të gjatë të mëparshëm – 10 vjet – për një oficer në pension të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, i cili sulmoi një oficer policie jashtë Kapitolit më 6 janar 2021.

Prokurorët kishin rekomanduar një dënim me burg prej 24 vjet e 6 muaj për Schwartzin, me profesion saldator. Gjykatësi i qarkut amerikan Amit Mehta e dënoi Schwartz-in me 14 vjet e dy muaj burg, pasuar nga tre vjet lirim të mbikëqyrur.

Gjykatësi Mehta tha se Schwartzi ishte një “ushtar kundër demokracisë” që mori pjesë në “një lloj kaosi, kaos që nuk ishte parë kurrë në historinë e vendit”.

Schwartzi iu drejtua shkurt gjykatësit përpara se të mësonte dënimin e tij, duke thënë: “Më vjen keq sinqerisht për dëmin që 6 janari u ka shkaktuar kaq shumë njerëzve dhe jetës së tyre”. Gjykatësi tha se nuk e besonte deklaratën e Schwartz-it, duke vënë në dukje mungesën e pendimit të tij.

Schwartzi dhe gruaja e tij e atëhershme, Shelly Stallings, iu bashkuan rebelëve të tjerë duke mposhtur një varg oficerësh policie në Tarracën e Poshtme Perëndimore të Kapitolit, ku ai hodhi një karrige ndaj oficerëve.

Prokurorët thanë se Schwartz është mburrur për pjesëmarrjen e tij në trazira, nuk ka treguar pendim dhe ka pohuar se ndjekja e tij ishte e motivuar politikisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit