-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A është pajtuar Kiara me Kejvinën? Moderatorja zbulon a do e ftojë në dasmë!

Kryesoret

Disa ditë më parë Kiara Tito lajmëroi se ka hapur një llogari të re të Luiz Ejllit pasi Instagrami i parë që këngëtari kishte ku numëronte mbi 600 mijë ndjekës u mbyll për shkak të disa përplasjeve të familjarëve të tij me produksionin e Big Brother.

E teksa moderatorja ka treguar se do të jetë ajo që do e mbajë nën menaxhim profilin e partnerit të saj derisa të mbarojë spektakli, ndjekësit vënë re çdo lëvizje që ish-banorja bën dhe së fundmi ajo i ka habitur me veprimin e saj.

Kiara i ka bërë ‘follow’ Kejvinës nga Instagrami i këngëtarit dhe pse vajzat nuk kanë pasur një raport dhe aq të mirë me njëra-tjetrën.Pas daljes nga shtëpia, modelja u shpreh disa kohë më parë se Kiara nuk e do Luizin dhe se çdo gjë po e bën për famë por pas këtij veprimi të moderatores duket se raporti mes tyre mund të jetë rregulluar.

“Të gjithë janë të ftuar, nga i pari tek i fundit, kush të dojë është i mirëpritur. E ftuar është edhe Kejvina, të dy bashkë i ftojmë njerëzit, unë edhe Luiz. E kam një listë në mendje. Në stadium do e bëjmë dasmën, më marrin në telefon edhe thonë kur do të na ftosh në dasmë. Dasmën do ta bëjmë në një hapësirë shumë të madhe, në shtator do ta bëjmë”, tha moderatorja e ftuar në “Më lër të flas”.

Kujtojmë se Kejvina u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP pas debatit të ashpër që pati me Luizin ku situata agravoi deri aty sa modelja e qëlloi këngëtarin me shuplakë në fytyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit