Miopi e mashtrim ndaj mjekeve te familjes e te pergjitheshem!
Vendimet e fundit te Qeverise per “pagat”, diskriminim per mjeket e “linjes se pare”, te kujdesit paresor.
Ne thelb kemi te bejme me nje mashtrim te kamufluar per te gjithe personelin shendetesor, larg asaj qe duhet tu paguhet atyre, edhe ne krahasim me Rajonin.
Midis kesaj ne te dy vendimet, 8 dhe 9, spikat trajtimi si te “dores se dyte”, qe u behet mjekeve te pergjitheshem dhe atyre te familjes.
Se pari kjo eshte nje vazhdimesi qe ai personel, por dhe qytetaret po e paguajne shtrenjt.
Kjo mori pasoja tragjike gjate pandemise Covid, kur i gjithe kujdesi paresor jo vetem u la i pa involvuar, por dhe i pa mbrojtur, i pa pajisur dhe i pa trajnuar.
Gje qe na kushtoi shume jete mjekesh e mijra jete qytetaresh.
Sot ky diskriminim shtrihet ne nivelin e pagave.
Se pari me vendimin 8 ndaheshin mjeket e familjes nga ata te pergjitheshem, kur ata bejne te njejten pune.
Kur eshte pergjegjesia e shtetit, qe krijon keto dy “nivele”, apo qe nuk ka konvertuar mjeket egzistues te pergjitheshem ne mjeke familje.
Ndersa ne Vendimin nr 9, qe zevendeson 8, dikriminimi zgjerohet edhe per mjeket e familjes ndaj specialiteteve te tjera edhe te kujdesit paresor!
E pa faleshme kjo, shkaterruese per sistemin shendetesor, qe duhet te kete si baze Kujdesin Paresor.
Mbasi kjo qeveri i ktheu mjeket e paresorit ne drejtues “trafiku” te te semureve, nen vlehteson e tallet me rolin e tyre esencial, tashti po i diskriminon edhe ne nivelin e pagave, qofte edhe perballe mjekeve te specialiteteve te tjera te atij sektori.
Ketu kemi te bejme jo vetem me nje injorance perballe rolit e punes se tyre, por dhe me nje pjese te mashtrimit te Rames per rritjen e pagave.