Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar me inicialet L. Zh pasi ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij.
Gjatë kontrolleve të kryera policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e 29-vjeçarit një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Pas njoftimit se i riu kishte dhunuar familjarët e tij policia ka organizuar punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje në lagjen “28 Nëntori” ku u bë edhe arrestimi.
29-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.