Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë në lagjen “11 Janari”, Kuçovë ku ka mbetur e vdekur 84-vjeçarja, Alie Kosova.
Bashkëshorti i saj 86-vjeçari Mustafa Kosova u nxor nga rrënojat pasi pas pas shpërthimit është dëmtuar shtëpia e cila një pjesë e saj është shembur.
86-vjeçari mësohet se është nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar për shkak të plagëve të shumta.
Bashkëshortja e 86-vjeçarit nuk arriti tu shpëtonte plagëve dhe u nxor nga rrënojat e pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.