-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra në Serbi, 14-vjeçari planifikoi në detaje edhe si t’i shpëtonte burgut

Kryesoret

Vrasësi 14-vjeçar i cili kreu një masakër në Serbi duke lënë të vdekur 9 persona pas hetimeve kanë dalë detaje të reja ku ai kishte planifikuar edhe si t’i shpëtonte burgut.

Pasi vra 9 persona dhe plagosi 7 të tjerë mësohet se ai ka kërkuar në internet kodin penal të Serbisë.

Pas ngjarjes së rëndë policia ka konfiskuar menjëherë telefonin e tij, si dhe kompjuterët dhe i gjithë materiali ishte dërguar për ekspertizë.

Siç shkruan medium serbe “Politika”,  pas hulumtimit të telefonit u konstatua se ai kishte planifikuar me detaje vrasjen e tmerrshme, si dhe të gjitha rrethanat për të shmangur burgun.

Është konstatuar se menjëherë para krimit, ai ka kërkuar në internet kodin penal të Serbisë për të hetuar nëse fëmijët mund të mbajnë përgjegjësi penale dhe cilat janë dënimet.

Në bazë të kërkimit të tij, konstatohet se sulmin në shkollë e ka organizuar tani sepse e dinte se i kishin mbetur më pak se dy muaj deri në ditëlindjen e tij të 14-të dhe se i kishte mbetur edhe aq kohë për t’u trajtuar si i papërgjegjshëm penalisht nëse kryente një krim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit